top of page

Horoskopi javor nga 14. gusht deri 20. gusht 2017

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 21. Aug. 2017
  • 6 Min. Lesezeit

Dashi 21. mars – 20. prill

Jave e kënaqshme dhe shume harmonike do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do entuziazmoheni nga një propozim qe do ju beje partneri dhe ndonjëherë nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret duhet te bëjnë sa me shume durim ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u nxituan mund te bëjnë edhe gabime. Buxheti do jete i mbrojtur ne çdo moment kështu qe mund t’i kryeni pa frike te gjitha investimet qe keni menduar. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete sidomos pas te martës. Ne pune do iu jepet një detyre e re me e rëndësishme, por ju do i arrini te gjitha objektivat. Jeta familjare do jete plot shkëlqim.

Demi 21. prill – 21. maj

Kjo jave do jete mjaft premtuese për ata qe janë ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te gjitha problemet e se shkuarës dhe do ndiheni me te qete se asnjëherë me pare. Pas te mërkurës do mendoni te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël bashke me partnerin. Beqaret do takojnë papritur disa persona me te cilët do fillojnë sa hap e mbyll sytë lidhje serioze e afatgjata. Ne planin financiar do korrni ato qe keni mbjelle. Nëse jeni treguar te kujdesshëm dhe te matur se fundmi do dilni me te fituar. Gjendja shëndetësore do stabilizohet pas te mërkurës. Deri atëherë do ndieni disa shqetësime te vogla. Ne pune do keni goxha progres dhe do ndiheni krenare për veten. Ne familje here pas here do ketë tension.

Binjaket 22. maj – 21. qershor

Do bëni shume përpjekje gjate kësaj jave për ta përforcuar lidhjen qe keni me partnerin. Vërtet mund te lodheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret duhet te kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë sepse po nuk e bene as këto dite do e humbin përgjithmonë. Buxheti do jete i qëndrueshëm ditët e para, ndërkohë qe pas te mërkurës situata do filloje te përmirësohet akoma me shume. Mund te blini edhe diçka për qejfin tuaj. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me artikulacionet, me kockat dhe me dhembet. Ne pune do iu jepen mundësi te mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për te ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qete.

Gaforrja 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift nuk do jete për asnjë moment e tensionuar këtë jave. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime, prandaj gjithçka ka për te qene me e thjeshte. Mbrëmjet do jene romantike dhe drithëruese. Beqaret do ndihen si te bllokuar dhe nuk do mund t;i shprehin dot ndjenjat edhe kur te gjenden përballë atyre qe pëlqejnë. Për financat ka për te qene një dite e qete dhe pa asnjë lloj tronditjeje. Shëndeti here pas here mund te jete delikat, por ne tërësi do ndiheni ne forme dhe energjike. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune do dini si te veproni ne çdo lloj situate dhe do ketë vetëm sukses e arritje. Me familjaret do merreni vesh për mrekulli.

Luani 23. korrik – 22. gusht

Klima yjore do jete shume e ngrohte këtë jave për ju te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe mund te bëni edhe plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do jene me te qarte ne mendime dhe do bëjnë përzgjedhje kur te marrin ftesa. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj, por ju duhet te dini si te përfitoni sa me shume dhe duhet te mendoni edhe për te ardhmen. Shëndeti do jete goxha i ekuilibruar. Nuk do jeni me nervoze apo te stresuar si me pare. Ne pune Merkuri do jete ai do ketë ndikimin me te madh dhe do ju beje te logjikshëm, te vendosur dhe këmbëngulës. Ne përgjithësi te gjithë do i arrijnë objektivat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e qete.

Virgjeresha 23. gusht – 23. shtator

Klima yjore do filloje te ngrohet dite pas dite, megjithatë nuk duhet te prisni ndonjë pasion te zjarrte. Beni gjithmonë atë qe do mendoni si me te arsyeshmen dhe mundohuni te mos e lini për asnjë moment vetëm partnerin. Beqaret do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Ka mundësi qe te fillojnë edhe aventura kalimtare, por mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e rigjeni shpejt ekuilibrin dhe do ndiheni plotësisht te qete. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak pasi gjendja do vazhdoje te jete e mire. Ne pune do gjendeni here pas here përballë vështirësive dhe problemeve, por gjithmonë do gjeni zgjidhjen e duhur. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.

Peshorja 24. shtator – 23. tetor

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume e qete këtë jave. Do ja kaloni mjaft mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret do kalojnë një dite te jashtëzakonshme me miqtë e ngushte dhe me familjaret e tyre kështu qe nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Për disa do ndodhe diçka fantastike ne fundjave. Financat nuk do jene aspak problematike, kjo për shkak te një shume te majme te dhuruar nga te afërmit. Hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Ne pune do keni shume ngarkese dhe do ju shtohen edhe përgjegjësitë. Kujdes me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe mos gaboni. Jeta familjare do jete si zakonisht, pa ndonjë ndryshim te madh.

Akrepi 24. tetor – 22. nëntor

Do jepni shume nga vetja këtë jave ju te dashuruarit ne mënyrë qe gjerat mes jush dhe partnerit te ecin sa me mire. Përkujdesi i treguar jo vetëm nga ju, por edhe nga ai qe keni ne krah do jete i adhurueshëm. Beqaret do jene joshës pafund dhe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Fundjava do mbyllet ne çift. Financat ditët e para do jene goxha te trazuara, por pas te enjtes do gjeni zgjidhje interesante. Gjendja shëndetësore ne disa momente do përbëjë probleme. Mund te keni dhimbje veshkash ose stomaku. Ne pune do mundoheni gjate gjithë kohës te arrini majat, por nuk do ja dilni plotësisht. Ne familje do ketë disa konflikte te vogla.

Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta ne çift do jete me e bukur dhe me e qete gjate kësaj jave. Vështirësitë qe keni pasur me pare do zhduken njëherë e mire mund te merrni edhe disa vendime përfundimtare. Beqareve do ju rrahe zemra fort për dike, por do kenë droje qe t’ia shprehin. Po nuk e hoqën turpin sa me pare, kane për te pasur probleme. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te veproni sepse ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit dhe mund te vuani me vone. Shëndeti here pas here do ketë tronditje. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e vet, ndërkohë qe duhet bere me tepër kujdes nëse vuani nga sëmundje kronike. Puna do ece me se miri, kështu qe mos u alarmoni. Jeta familjare do jete e mire.

Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar

Silluni gjithmonë mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe mos kërkoni asnjë moment te jeni dominues. Komunikimi, toleranca dhe mirëkuptimi do bëjnë qe gjerat mes jush te ecin ne rrugën e duhur. Beqaret ka rrezik te jene shume impulsive dhe mund te bëjnë disa gabime te pafalshme e me pasoja për te ardhmen. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire se me pare, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë investim me te madh. Edhe familjaret do ju mbështesin. As shëndeti nuk do ketë shqetësime dhe do keni ne forme te shkëlqyer. Ne pune, gjate dy ditëve te para, mund te përballeni me sfida te vështira dhe mund te ndiheni vërtet keq. Asnjëherë nuk duhet humbur besimi. Familja pa probleme.

Ujori 21. janar – 19. shkurt

JTe gjithë yjet do kujdesen për jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do bëjnë qe ne çdo moment ju te përjetoni emocione pozitive. Ndonjëherë do ju duket sikur nuk jeni ne realitet. Beqaret edhe sikur te takojnë personin e ëndrrave nuk duhet te nxitohen dhe te hedhin menjëherë hapa. Çdo gjë ka kohen e vet. Financave do iu jepni goxha prioritet. Ata qe kane treguar kujdes dhe janë treguar te matur se fundmi do jene me te privilegjuar. Shëndeti here pas here mund te këtë disa shqetësime te vogla, por aspak alarmuese. Qe nga e enjtja do jeni me ne forme. Ne pune do jeni kurajoze dhe asgjë nuk do ju trembe për te hedhur hapat e menduara. Do i përfundoni edhe disa projekte te nisura prej kohesh. Ne familje do mbizotërojë rregulli.

Peshqit 20. shkurt – 20. mars

Kjo do jete një jave mjaft e animuar për çiftet. Do jeni me te afërt me partnerin, do i shprehni me shume ndjenjat dhe disa qe kane kohe bashke do ndihen gati edhe për te hedhur hapa gjigande. Beqaret duhet te presin ditën e enjte ose te premte për te pasur njohjet qe kane ëndërruar e te filluar lidhje. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme, por gjithmonë pa e tepruar. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Mbrojuni nga ndryshimet e menjëhershme te temperaturave. Ne pune do keni vullnet te hekurt dhe askush nuk do ju ndale t’i arrini objektivat. Jeta familjare nuk do jete asnjë lloj problemi.


Comments


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page