top of page

Horoskopi mujor për muajin gusht 2017

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 1. Aug. 2017
  • 7 Min. Lesezeit

Dashi 21. mars – 20. prill

Gjate këtij muaji do takoni persona qe do ndajnë te njëjtin vizion për jetën si ju dhe kjo do ju mbushe me optimizëm. Do jeni gjithmonë ne shoqëri te mire dhe pjesa me e madhe e kohës do jete dinamike. Për çiftet klima do jete e ngrohte dhe bashkëpunuese. Do diskutoni gjithmonë me qetësi për gjithçka dhe do merrni edhe disa vendime. Muaj ne tërësi mjaft pozitiv do jete ky për gjithë te dashuruarit. Beqaret do kenë një periudhe gjithashtu te begate dhe te mbushur me takime te mrekullueshme. Javën e dyte ata mund te fillojnë lidhje pasionante dhe do ndihen me te bekuarit e yjeve. Shëndeti ka për te qene i kënaqshëm, megjithatë duhet te kujdeseni pak me tepër për veten ne ditët me te nxehta. Ne planin financiar situata do vije duke u përmirësuar dite pas dite kështu qe do mund ta kryeni pa frike çdo lloj shpenzimi. Ne pune do keni edhe vështirësi, por gjithsesi ne fund do arrini atje ku doni.

Demi 21. prill – 21. maj

Ne vazhdimësi te një muaji me pare edhe ky muaj do jete përgjithësisht i qete. Do kujdeseni me tepër për te afërmit tuaj dhe do jeni ne dispozicion te tyre ne raste problemesh. Ata qe janë ne një lidhje do kujdesen edhe për detajet me te vogla ne mënyrë qe atmosfera te mbetet e ngrohte dhe emocionet te jene te forta. Ne javën e fundit do ndiheni aq mire saqë do e ngrini ne piedestal partnerin. Beqaret nuk duhet te jene shume kërkues sepse persona perfektë nuk ka. Java e trete do jete ajo më me fat për ta. Shëndeti nuk do jete ne gjendje te shkëlqyer, megjithatë me pak përkujdes dhe ndihme mjekësore gjendja do përmirësohet. Buxheti do jete delikat dy javët e para kështu qe merrni masa strikte. Ne pune mos ecni me sy mbyllur, por reflektoni disa here para se te merrni vendimet përfundimtare.

Binjaket 22. maj – 21. qershor

Gjate këtij muaji nuk do doni te reflektoni para se te veproni dhe ne shume fusha kane për t’iu dale probleme. Kujdes sepse nuk behet shaka me te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do i shprehin me më shume pasion ndjenjat, do jene me te organizuar dhe nuk do rreshtin se beri surpriza. Javët e dyte duhet te bëjnë kujdes nga dikush qe do mundohet t’i beje xheloze dhe te fute grindjen ne çift. Beqaret do kenë nevoje për kohe për te fituar besimin e dikujt dhe nuk do hedhin hapa te nxituara. Ky muaj do jete ideal për t’u rikuperuar nga lodhja dhe për te rifituar energjitë e humbura. Shëndeti do vije jave pas jave duke u përmirësuar. Financat duhet t’i lini ne dorën e specialisteve. Ne pune do jeni ambicioze ne maksimum dhe do bëni te pamundurën për te arritur majat. Po nuk u nxituat do ja dilni.

Gaforrja 22. qershor – 22. korrik

Gjate këtij muaji duhet te gjeni mundësitë për te rregulluar marrëdhëniet me te afërmit, miqtë dhe partneret. Yjet do i keni gjithmonë ne krah. Te dashuruarit do kenë një periudhe disi te qete dhe here pas here melankolia do i pushtoje. Mundohuni qe here pas here te bëni gjera te reja qe edhe emocionet te shtohen. Beqaret do realizojnë disa takime te bukura, por për një person do ju rrahe zemra me fort se për çdokënd tjetër. Shëndeti ka për te qene me delikat nga sa mendonit. Konsumoni me shume fruta dhe perime dhe hidratojuni sa te mundeni. Me financat do jeni te kujdesshëm dhe do shpenzoni me kursim. Ne fakt vetëm kështu do mund ta stabilizoni situatën. Ne pune dëgjojini këshillat e kolegeve dhe miqve, por ne fund bëni atë qe do ju duket me e arsyeshme. Po ecet me llogari do jeni te fituar gjithmonë.

Luani 23. korrik – 22. gusht

Këtë muaj ndryshe nga një muaj me pare do i kushtoni me shume rëndësi se çdo gjeje tjetër miqësisë duke lënë pas dore te theret. Ata qe janë ne një lidhje mund te kenë hera pas here edhe debate dhe do kërkojnë me shume pavarësi nga sa kane. Te afërmit do ju ndihmojnë ne shume situata qe t’i sqaroni mosmarrëveshjet. Beqaret do e kenë te vështirë te fillojnë menjëherë një lidhje kështu qe do kalojnë goxha kohe duke joshur e duke u munduar para se te arrijnë qëllimin. Javën e fundit emocionet do jene te garantuara. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e mire dhe do i rifitoni shpejt te gjitha energjitë e humbura. Financat për fat nuk do kenë tronditje. Do jeni gjithmonë te logjikshëm dhe nuk do nxitoheni kur te shpenzoni. Ne pune do jeni te duruar e këmbëngulës prandaj do arrini atje ku doni.

Virgjeresha 23. gusht – 23. shtator

Ky do jete një muaj luftimesh te mëdha për te arritur atë qe dëshironi. Asgjë nuk do jete e thjeshte, por jo e pamundur. Marrëdhënia ne çift di jete fillimisht delikate. Nëse nuk gjeni kohe për te folur hapur dhe nëse nuk hiqni dore nga disa zakone te këqija gjithçkaje mund t’i vije fundi. Merrni masa sa pa qene vone. Beqaret nuk do duan ta humbasin lirinë dhe do preferojnë me shume aventura kalimtare sesa lidhje serioze. Mundësitë ne fakt do jene te shumta. Shëndeti do jete delikat. Do ndiheni pa fuqi, ndonjëherë do ju mbahet fryma dhe zemra do ju rrahe me fort nga sa duhet. Beni kontrolle sa me pare. Financat po nuk i mbajtët nen kontroll shume shpejt keni për t’u gjendur me xhepat bosh. Ne pune here do ecni ne rrugën e duhur e here do gjendeni para vështirësive shume te mëdha. Kujdes me çdo hap.

Peshorja 24. shtator – 23. tetor

Këtë muaj do jeni me optimiste më me humor dhe gëzim. Do i shihni gjithmonë me sy pozitiv gjerat. Nëse keni një lidhje do bini dakord për çdo gjë me njeri-tjetrin dhe do bëni gjerat me te mira për marrëdhënien qe keni krijuar. Momentet romantike dhe ngazëlluese nuk do mungojnë për asnjë çast. Beqaret do e kenë disi te vështirë ta gjejnë dashurinë e madhe, ama kur ta ndeshin askush nuk do mund t’i shkëputë dot me. Shëndeti do jete edhe me i mire nga sa mund ta mendonit. Do jeni ne gjendje te shkëlqyer si morale ashtu edhe fizike. Financat do i keni nen kujdes gjithë kohës dhe nuk do ketë tronditje. Ne pune do jeni profesioniste, këmbëngulës dhe shume te guximshëm. Edhe vete mund te habiteni me arritjet qe do keni. Vazhdoni ne këtë rruge dhe shume shpejt statusi juaj do ndryshoje.

Akrepi 24. tetor – 22. nëntor

Muaj i paqëndrueshëm ka për te qene ky qe po vjen. Ne shume momente nuk do dini çfarë te bëni. Nëse jeni ne një lidhje debatet do bëhen shpesh pjese e jetës tuaj dhe do ndiheni vërtet keq ne disa momente. Mundohuni te gjeni gjuhen e përbashkët dhe te ndryshoni sa me pare rrjedhën e gjerave. Beqaret qe do shkojnë neper udhëtime do jene me te privilegjuar ne sektorin e dashurisë. Te tjerët duhet te presin edhe pak për te duhurin. Stresi dhe lodhja do sjellin disa probleme shëndetësore te mëdha. Qetësohuni, bëni aktivitet fizik, yoga apo diçka tjetër qe t’ua ndryshoje sa me pare gjendjen. Financat duhet mbajtur gjithë kohës nen kontroll sepse çdo problem i vogël mund te sjelle pasoja te renda. Ne pune vetëm po punuat ne grup do mund te arrini atje ku keni dashur, përndryshe do ju duhet te prisni me gjate për te marre rezultatet e dëshiruara.

Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor

Edhe pse ne disa momente nuk do ndiheni ashtu si e kishit ëndërruar, ne tërësi muaji do jete i qëndrueshëm dhe jo me probleme te mëdha. Jeta ne çift nuk ka për te qene plotësisht i qete. Javën e pare keni për te pasur debate goxha te forta për shkak te kokëfortësisë, inatit dhe pamaturisë qe ju tregoni here pas here. Mos kërkoni qe partneri t’iu vije gjithmonë sipas huqeve sepse do pendoheni. Beqaret nuk do kenë nevoje te shkojnë shume larg për ta gjetur princin e tyre te kaltër pasi ai do jete me pranë nga sa e kishin menduar. Zemra do ju rrahe shume me fort këtë muaj. Buxhetin mbajeni pak me tepër nen kontroll dhe keni për ta pare qe javët e fundit gjendja ka për te qene akoma me e mire nga sa mendonit. Financat do jene gjithë kohës me ulje e ngritje. Ne pune do keni vështirësi sidomos nëse vini nga pushimet. Do ju duhet me shume përqendrim.

Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar

Këtë muaj do jeni me optimiste, me te dashuruar me te tjerët, me te vendosur dhe do reflektoni gjithmonë para se te veproni. Nëse keni një lidhje do jeni te gatshëm te hapni rruge dhe te bashkëpunoni për gjithçka ne mënyrë qe gjerat mes jush te ecin sa me mire. Ne përgjithësi do mbizotërojë një klime e ngrohte për ju. Beqaret do kenë gjithashtu fat ne dashuri, por nuk duhet te mendojnë te hedhin hapa sapo te takojnë një peron interesant. Maturia do i çoje ne rrugën e duhur. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime për shkak te stresit dhe për shkak te temperaturave te larta. Financat do dini gjithmonë si t’i menaxhoni dhe për fatin e mire nuk priten probleme serioze. Ne pune dëgjojini këshillat qe do iu jepen dhe mos veproni asnjëherë për inat te të tjerëve.

Ujori 21. janar – 19. shkurt

Këtë muaj do jeni plote energji dhe entuziazëm kështu qe gjerat do ecin perfekt. Te dashuruarit do ndajnë çdo gjë me atë qe kane ne krah dhe bashkëpunimi mes tyre ka për t’u forcuar akoma me tepër. Ata qe do shkojnë me pushime do përjetojnë emocione edhe me te veçanta. Beqaret nuk duhet ta sforcojnë veten aspak vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre, pasi gjerat me te bukura ndodhin ne kohen e tyre. Shëndeti do bjere i shkëlqyer. Do jeni ne forme ideale fizike dhe mendore. Edhe ata qe kane pasur shqetësime te vogla do ndihen me te qete këtë periudhe. Financat do dini gjithmonë si t’i menaxhoni dhe si t’i mbani nen kontroll. I gjithë përkujdes i treguar do sjelle shume shpejt përmirësime. Ne pune do jeni te përgjegjshëm, te matur dhe do mendoheni disa here para se te merrni vendime.

Peshqit 20. shkurt – 20. mars

Këtë muaj do jeni me shprehës dhe do arrini te keni edhe përmirësime ne jetën tuaj ne tërësi. Nëse jeni ne një lidhje shpeshherë pasioni do ndizet flake dhe emocione do jene shume me te forta. Rralle mund te ndodhin edhe debate, por ato do jene pa pasoja te renda. Beqaret do jene te qarte ne mendime dhe nuk do veprojnë pa qene te sigurte. Ka mundësi qe për ta te ndodhin gjera te rëndësishme. Gjendja shëndetësore here pas here do jete e delikate. Do keni shqetësime nga mesi, barku ose nga shpina. Me e mira është te këshilloheni me mjeket dhe jo te konsumoni kot se kot medikamente. Për financat fillimi i muajit ka për te qene delikat, por pas datës 11 situata do filloje te normalizohet. Ne pune gjerat do ju ecin mire ne përgjithësi, por do ketë edhe periudha te vështira kur nuk do dini çfarë te bëni.


Comments


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page