top of page

Horoskopi javor nga 17. korrik deri 23. korrik 2017

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 17. Juli 2017
  • 6 Min. Lesezeit
Dashi 21. mars – 20. prill
Pozicionimi i planetëve ka rrezik te sjelle vështirësi te njëpasnjëshme gjate kësaj jave. Ne shume momente do ndiheni keq ju te dashuruarit dhe mund te thoni edhe gjera te gabuara. Ditët me te vështira do vijnë ne fundjave. Ata qe kane shume kohe bashke dhe kane përballuar sfida edhe me te vështira do kenë një periudhe te qete. Për beqaret e gjithë jeta do ndryshoje përnjëherë fale një propozimi entuziazmues. Financat për fatin tuaj te mire kane për te qene te mira, megjithatë nëse doni qe ato te mbeten te tilla duhet t’iu kushtoni me tepër vëmendje. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Nëse merreni me pak yoga dhe aktivitet fizik do ndiheni me te qete. Ne pune do i rregulloni shpejt te gjitha problemet qe keni pasur dhe do keni disa arritje. Jeta familjare do jete e këndshme.
Demi 21. prill – 21. maj
Ka mundësi qe jeta juaj ne çift te kaloje një jave te qete dhe pa ndonjë gjë te veçante. Do kaloni me shume kohe bashke me partnerin, por do keni me tepër diskutime sesa do dashuroheni. Beqaret do jene gati edhe te fillojnë angazhime pa ndjere ndonjë gjë te madhe vetëm e vetëm qe te mos mbeten me te vetmuar. Me financat do merreni pak me tepër dhe gjendja do filloje te përmirësohet dite pas dite. Te enjte ose te premte mund te bëni edhe investimet qe keni menduar. Shëndeti duhet pasur pak me shume nen kujdes, Ushqehuni sa me mire dhe mos e teproni me duhanin dhe alkoolin. Orët e pikut te vapës qëndroni brenda. Ne pune do jeni shume te vendosur dhe do hidhni hapat e duhura. Familja pa probleme.
Binjaket 22. maj – 21. qershor
Zemra juaj do rrahe me fort se asnjëherë me pare gjate kësaj jave. Do jete partneri ai qe do mendojnë për gjithçka dhe do ju beje te ndiheni si neper ëndrra. Nga ana tjetër ju nuk do lejoni për asnjë moment qe situata te ndërlikohet. Pozitivizmi do ju pushtoje gjithë kohës. Beqaret do jene sensuale dhe romantike. Ata do fillojnë një lidhje me shpejt nga sa e kishin ëndërruar. Ne planin financiar perspektivat janë te mira dhe nëse mundoheni pak me tepër mund te arrini t’i përmirësoni goxha ato. Shëndeti ditët e para do jete i mire, por pas te mërkurës mund te lindin disa shqetësime. Ne pune nuk do njihni limite dhe nuk do dorëzoheni para pengesave. Jeta familjare do jete pozitive.
Gaforrja 22. qershor – 22. korrik
Këtë jave do i mendoni me seriozisht gjerat ju te dashuruarit dhe here pas here do hapni edhe rruge. Pas te martës gjithçka ka për te qene fantastike. Beqaret do jene te ndërgjegjshëm për atë qe ndiejnë dhe atë qe duan te bëjnë ne jetën e tyre kështu qe do hedhin hapat e duhur. Ne planin financiar vërtet do jeni me shume fat, por kjo nuk do te thotë qe te rrezikoni pafund. Po u treguat te matur gjendja ka për te qene e mire edhe me vone. Sektori i shëndetit do mbetet i mire për aq kohe sa ju te kujdeseni për çdo gjë qe do konsumoni dhe te praktikoni here pas here edhe ndonjë aktivitet fizik. Ne pune do jeni shume te përgjegjshëm për detyrat qe do iu jepen dhe do bëni te pamundurën për t’i përmbyllur me sukses. Familja do ketë disa probleme.
Luani 23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift mund te ketë disa probleme te vogla këtë jave, megjithatë ne tërësi situata ka për te qene e qete. Nuk do dashuroheni me shume pasion, megjithatë do dini si t’i shprehni ndjenjat tuaja edhe me qetësinë qe ju karakterizon. Beqaret do jene mjaft te interesuar për një person ne veçanti dhe do bëjnë te pamundurën qe ta bëjnë atë për vete. Financat vetëm mund t’i mbani te qëndrueshme pasi përmirësimet qe keni ëndërruar nuk kane për te ndodhur. Rezistenca fizike do jete e mire, por ajo morale do lere paksa për te dëshiruar. Kujdes me medikamentet qetësuese. Saturni do ju detyroje t’i kushtoni me shume vëmendje punës. Do bëni çdo përpjekje për t’ua kaluar edhe kolegeve. Jeta familjare do jete e gëzuar.
Virgjeresha 23. gusht – 23. shtator
Këtë jave do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme. Partneri do tregohet shume i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet qe keni menduar. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe angazhime dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene paksa me delikate se kohet e fundit megjithatë jo aq keq sa për te vene alarmin. Gjendja shëndetësore do lere për te dashuruar. Shpesh do keni shqetësime nga barku, por edhe probleme me lëkurën. Ne pune do arrini atje ku keni dashuri edhe fale mbështetjes se disa kolegeve tuaj. Familja pa asnjë problem.
Peshorja 24. shtator – 23. tetor
Do jeni mjaft nostalgjike këtë jave ju te dashuruarit dhe do rikujtoni te shkuarën e këndshme qe keni kaluar. Emocionet do rikthehen si me pare. Beqaret jo vetëm qe do kenë mundësi për dashuri me shikim te pare, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante te cilat do ua bëjnë jetën me te bukur. Sektori i financave për fatin e mire dhe te keq nuk do ketë ndryshime. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat qe keni ne mënyrë qe t’ia dilni. Shëndeti ne tërësi do jete i mire, përveç ndonjë dite kur mund te keni shqetësime nga sistemi i tretjes. Ne pune duhet te bashkëpunoni sa me shume me koleget qe ju besoni dhe keni për te arritur me shpejt majat. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.
Akrepi 24. tetor – 22. nëntor
Nëse jeni ne një lidhje, kjo jave ka për te qene e qete, e qëndrueshme dhe e begate. Çdo gjë me partnerin do ju ece ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë mundësi te takojnë personin ideal me te cilin do fillojnë një lidhje afatgjate. Gjithçka për ta do jete me e bukur dhe me emocionuese. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme me sy mbyllur, shume shpejt gjerat do marrin tatëpjetën. Shëndeti do jete i mire dhe pa asnjë lloj problemi. Ne pune do bëni disa gjera njëherësh dhe serish do ja dilni. Mos ua tregoni te gjithëve sekretin e suksesit tuaj. Shume shpejt do ju ndodhe edhe diçka gjigande. Jeta familjare do jete e rrethuar nga gëzimi dhe harmonia.
Shigjetari 23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë jave çdo gjë do jete ndryshe ne jetën tuaj ne çift, por e rëndësishme është qe emocionet kane për te qene serish te forta. Do bëni gjithçka qe te mundeni për me shume harmoni dhe begati ne lidhjen tuaj. Marsi dhe Dielli do bëhen bashke për t’iu krijuar mundësitë e duhura beqareve. Edhe për ta do ndryshojnë shume gjera duke filluar nga e mërkura. Me financat do jeni realiste dhe do tregoheni gjithë kohës te kujdesshëm. Sektori i shëndetit do vazhdoje te mbetet i mire. Do keni rezistence dhe energji me shumice. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te kujdesshëm ne çdo moment prandaj do keni edhe suksesin e ëndërruar. Ne familje nuk do keni aspak probleme.
Bricjapi 22. dhjetor – 20. janar
Jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme. Do përkujdeseni pafund për partnerin, do e përkëdhelni atë dhe do gjeni mënyra te ndryshme për t’ua shprehur ndjenjat. Për beqaret do jete një periudhe me stimuluese. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për takime sepse mund te lindin edhe histori fantastike si ato qe keni ëndërruar gjithmonë. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta mbani gjithë kohës nen kontroll. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te ndiheni edhe me energjike. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do kënaqeni me ato qe do arrini. Mire është qe te mos teprohet asnjëherë me sakrificat. familja do jete gjithë kohës e qete.
Ujori 21. janar – 19. shkurt
Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.
Peshqit 20. shkurt – 20. mars
Jetës tuaj ne çift do i jepni prioritet absolut këtë jave. Do afroheni me tepër se kurrë me partnerin dhe mund t’i thoni atij gjera qe nuk i kishit menduar me pare. Beqaret do kenë një periudhe te ndërlikuar kështu qe me mire te mos hedhin hapa te pamenduara mire. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te pamaturisë dhe nxitimit mund te bëni shpenzime marramendëse dhe gjendja mund te dobësohet shpejt. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime. Nëse keni probleme me gjumin merrni masa sepse me kalimin e kohës gjendja mund te përkeqësohet. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Me familjaret do keni konflikte te vogla, por pa pasoja.

Kommentare


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page