top of page

Horoskopi ditor - 13.07.2017

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 12. Juli 2017
  • 4 Min. Lesezeit

DASHI 21. mars - 20. prill
Nëse doni qe marrëdhënia juaj ne çift te vazhdoje duhet te bëni disa tolerime dhe te ndryshoni sjelljen kundrejt partnerit. Me inat dhe kokëfortësi asgjë e mire mund te mund te arrihet. Beqaret mund te kenë disa mundësi për takime, por prej tyre nuk mund te filloje asgjë me shume sesa një lidhje afatshkurtër. Buxheti nuk do jene te gjendjen me te mire kështu qe kujdes me çdo lloj shpenzimi.
DEMI 21. prill - 21. maj
Të dashuruarit do ndihmohen nga Plutoni dhe Neptuni dhe do mund te kenë një dite te bukur. Gjeja me e rëndësishme është se do mungojnë plotësisht debatet. Për disa beqare, detyrimet familjare mund te pengojnë çështjet sentimentale dhe ata di humbasin mundësinë e njohjeve interesante. Me financat tregohuni sa me te matur dhe do i shmangni problemet.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Duhet ta mbroni me çdo kusht jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse po filluan problemet zor se do mbarojnë shpejt. Mendoni pak me shume edhe për te ardhmen. Beqaret vetëm sa do ëndërrojnë pasi nuk kane për ta gjetur dot princin e tyre ta kaltër. Me financat tregohuni sa me te matur edhe pse gjendja për te thënë te vërtetën do jete e mire. Ne vend qe te shpenzoni kuturu, hiqni disa para mënjanë.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Kjo dite do jete shume me e favorshme për beqaret. Ata do jene me shume fat dhe do e gjejnë personin për te cilin do ju rrahe zemra edhe me fort. Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë ngjarje për t'u veçuar. Për financat duhet te përkujdeseni ne maksimum pasi gabimi me i vogël mund t'iu sjelle probleme te jashtëzakonshme me vone.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Fale mjedisit te ngrohte yjor sot do kaloni një dite te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Do dashuroheni pafund, do bashkëpunoni dhe do hidhni hapat e duhura për te mirën e lidhjes. Beqaret duhet t'i njohin sa me mire personat qe do takojnë para se te vendosin te hedhin hapa. Me financat tregohuni sa me te kujdesshëm dhe keni për ta para qe gjendja shume shpejt do ketë përmirësime te jashtëzakonshme.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Do jeni shume te rezervuar me partnerin tuaj sot dhe kjo mund ta ftohe disi marrëdhënien mes ju te dyve. Po nuk komunikuat për shume kohës çdo gjë do marre fund. beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim për t'u veçuar. Ata duhet te presin edhe pak kohe për ndryshime te statusit. Ne planin financiar do jeni me fat dhe mund te bëni edhe disa investime.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Disa prej atyre qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite te paqëndrueshme sot. Here do debatojnë fort me njeri-tjetrin e here do dashurohen pa dorashka. Beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa gjigande dhe do vazhdojnë te kenë te njëjtën jete. Ne planin financiar keni për te pasur fat dhe me paratë qe do keni neper dyer do shlyeni edhe disa borxhe.
Akrepi 24. tetor - 22. nëntor
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione dhe kënaqësi sot. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin, madje ndonjëherë do ju duket sikur jeni mbi re. Beqaret nuk duhet te luajnë lojëra te rrezikshme vetëm për te pasur një njeri ne krah. Ekuilibri financiar nuk do cenohet aspak. Do dini si ta menaxhoni situatën dhe nuk do keni as tronditjen me te vogël.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Ju te dashuruarit do përkëdheleni gjate gjithë kohës nga Plutoni sot dhe do kaloni vetëm momente te këndshme pranë atij qe doni. Beqaret do jene shume tërheqës dhe do bëjnë për vete disa persona. Kjo do iu japë mundësinë për te bere zgjedhjen ideale. Situata financiare do konsolidohet akoma edhe me shume fale perkudjesit, por edhe fale ndihmës se te afërmve.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Sot do merrni fryme me lirisht ju te dashuruarit pasi marrëdhënia me partnerin do jete shume me e bukur. Se bashku mund te kaloni edhe eksperienca interesante. Beqaret ka shume gjase te kenë edhe dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi te ndërmerrni rreziqe pasi kurdo situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Nëse keni një lidhje te forta me partnerin tuaj, sot asnjë planet nuk do mund t'ua prishe harmoninë. Nëse nga ana tjetër lidhja juaj është bere delikate se fundmi, mund te lindin mosmarrëveshje dhe probleme goxha serioze. Beqaret do kenë njohje te reja, por mire është t'i marrin gjerat sa me shtruar. Me shpenzimet duhet te vazhdoni te tregoheni te kursyer dhe duhet te mendoni për te ardhmen.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Mundohuni te përkujdeseni sa me shume për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe te mos e lini atë pas dore. Ai do ketë nevoje jetike për ngrohtësi dhe dashuri dhe nëse nuk ia jepni ju këto do filloje te kërkojë dike tjetër. Beqaret ka shume mundësi te njihen me persona te huaj dhe te fillojnë lidhje me ta pa u menduar gjate. Buxheti ka për te qene gjate gjithë kohës i mire.


Comments


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page