top of page

Lulet që preferojnë shenjat e ndryshme të horoskopit

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 6. Juli 2017
  • 2 Min. Lesezeit

Femrën e shenjës peshore do ta ngazëlleni me një buqetë të trëndafilave të kuqërremtë – të bardhë, derisa ajo e shenjës akrep do të preferojë më shumë lulet e kuqe
Dashi i preferon lulet e kuqe
Femrat e kësaj shenje të horoskopit preferojnë ngjyrat e ndritshme, por kur bëhet fjalë për buqetat, atëherë ngjyra e kuqe është ajo e veçanta.
Demi i preferon lulet e rralla
Femrat e kësaj shenje të horoskopit i preferojnë lulet që gjenden rrallë, por edhe ato me lule të mëdha – edhe atë me ngjyra të kuqërremta, të verdha dhe të kuqe. Trëndafilat, vjollcat, si dhe lulet e makut janë të preferuara nga to.
Livanda, për binjakët
Femrat “binjake” preferojnë lulet romantike, sikur që janë tulipani, livanda, orkideja dhe krizantema.
Gaforrja i preferon kameliet dhe bozhuret
Femrat e kësaj shenje të horoskopit sidomos preferojnë buqetat e mëdha të luleve sikur që janë kameliet, apo bozhuret. Por, iu pëlqejnë edhe barbarozat.
Luaneshat e preferojnë lulediellin
Luaneshat preferojnë që të impresionohen, prandaj me një buqetë luledielli nuk do të gaboni. Por, bëjnë punë edhe kumaku, tulipanët dhe orkideja.
Virgjëresha i preferon narcisët
Virgjëreshat impresionohen nga azalea dhe menekshetë, e sa iu përket ngjyrave, ato preferojnë të zezën, të kaltrën dhe të verdhën. Nuk do të gaboni as me narcisë dhe me krizantema.
Peshoret i preferojnë trëndafilat
Peshorja është një shenjë ajrore dhe flirtuese, që preferon të kaltrën romantike dhe nuancën e kuqërremtë të luleborës. Por, kur flitet për buqeta, aty janë trëndafilat që bëjnë më së shumti punë.
Akrepi do kaktuse
Femrave të kësaj shenje iu pëlqen shenja e dashurisë. E kuqja është shenjë mbrojtëse e tyre. Por, në listën e luleve të preferuara nga kjo shenjë, janë edhe kaktuset.
Shigjetari e preferon karafilin
Kjo shenjë ambicioze dhe optimiste preferon karafilat të cilat simbolizojnë pafajësinë, kureshtjen dhe dashurinë e parë.
Bricjapit jepni lule-vjollcë
Femrat e kësaj shenje janë tipa të shtëpisë, kurse nga lulet më së shumti preferojnë vjollca.
Ujori shkon mirë me orkide
Ujori preferon ekzotiken, të bukurën dhe interesanten, prandaj orkideja është lule e përkryer për këtë shenjë.
Peshqit preferojnë lule me aroma të lehta
Peshqit janë një shenjë e ndjeshme, me shqisë të zhvilluar të nuhatjes, prandaj lulet e buta më së miri i përshtaten kësaj shenje.


Comments


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page