top of page

Çfarë do t’ju sjellë jeta kur të plakeni sipas shenjës së horoskopit

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 26. Juli 2017
  • 3 Min. Lesezeit

Ja me çfarë do të përballeni...
Dashi: ata që i përkasin shenjës së dashit as edhe kur të plaken nuk do t’i lënë aktivitetet sportive. Në rast të ndonjë sëmundje apo lëndimi nuk mund të ushtrojnë, do fillojnë të ndjehen tepër në siklet. Do të mundohen që ta mbajnë ritmin e obligimeve ditore njejt sikur kanë qenë të rinjë.
Demi:
në pleqëri do te jeni të preokupuar me pasurinë materiale. Në rast se ndodh që të mbeteni pa para, atëherë ju pjesëtarët e kësaj shenje do të jeni shumë të pakënaqur nga jeta dhe nuk do të gëzoheni nga asgjë që ju rrethon.
Binjakët:
binjakët janë të shoqërueshëm për nga natyra dhe ashtu do të jenë edhe kur të plaken. Në qoftë se praën vetes kanë një partner me ndjeshmëri të njejtë, asnjëherë nuk do t’ju duket jeta e mërzitshme. Së bashku do të udhëtojnë, do të shkojnë në shëtitje dhe do ta plotësojnë njëri tjetrin.
Gaforrja:
kjo shenjë e horoskopit vlen si një prej shenjave më të ndjeshme dhe ashtu do të mbetet edhe kur të plaket. Në qoftë se kanë familje, nëp leqëri do ta kalojnë kohën me nipërit dhe mbesat. Në rast se mbeten të vetëm, atëherë do të kenë pleqëri të pikëlluar të mbushur me dëshpërim.
Luani:
tregimet e tyre kur kanë qenë të rinjë do t’ua tregojnë të gjithë atyre që i kanë përreth. Në qoftë se vërtetë kanë arritur diçka në jetën e tyre, do të jenë krenarë me vetveten. Asnjëherë nuk do të lejojnë që pleqëria t’ua shtypë atë shpirtin e ri që e kanë brenda tyre.
Virgjëresha:
pjesëtarët e kësaj shënjë do të angaszhohen me ritualet e përditshme dhe do të kënaqen me gjëra të vogla. Në qoftë se kanë patur martesë dhe jetë të lumtur, do të shkëlqejnë dhe do ta përjetojnë rininë e tyre për së dyti.
Peshorja:
këta persona idealin e tyre e shohin në jetën bashkëshortore. Më keq do ta kenë në qoftë se në pleqëri do të ngelen pa partner, prandaj edhe mundohen që ta gjejnë partnerin e jetës që në rini. Dashuria dhe sinqeriteti janë ato që i udhëheqin në jetë.
Akrepi:
në qoftë se në rini i fitojnë të gjitha betejat e rëndësishme të jetës dhe i arrijnë qëllimet e tyre, ata gjatë pleqërisë do t’i kujtojnë të gjitha betejat dhe do të mundohen të gjejnë zgjidhje për ato që nuk kanë mundur më herët.
Shigjetari:
në pleqëri kjo shenjë do të ketë dëshirë të jep këshilla dhe të flasë për rininë. Ka gjasa të mbyllen në vetëvete, mirëpo temperamenti i tyre do të arrijë ta tejkalojë vetminë dhe melankolinë.
Bricjapi:
ata janë sikur vena – sa më të vjetër aq më të mirë. Kjo shenjë do të merr frymë me plot fuqi edhe atëherë kur do t’i kenë rrudhat në fytyrë, ka gjasa të përjetojnë disa kënaqësi të cilat në rini nuk kanë mundur t’i përjetojnë.
Ujori:
këta persona jetojnë me atë logjikë se asnjëherë nuk është vonë. Për ata vitet janë vetëm numra të cilat nuk kanë asnjë domethënie. Për ata nuk egziston pleqëria klasike, sepse ata asnjëherë nuk do të ndjehen të plakur ose të paktën asnjëherë nuk do ta pranojnë një gjë të tillë. Në shoqërinë e ujorit asnjëherë nuk do të ndjeheni keq, sepse secili prej tyre do të shpalos diçka të re.
Peshqit:
këta persona në pleqëri do të duan vetëm të shtrihen dhe të pushojnë. Do të kënaqen me kohën që do ta kalojnë me nipërit e mbesat. Aktivitetet dhe shëtitjet janë ana e dobët e tyre.


Comments


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page