top of page

Horoskopi kinez për muajin korrik 2017

  • Autorenbild: horoskop.al
    horoskop.al
  • 2. Juli 2017
  • 6 Min. Lesezeit

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shejën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008 Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009 Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010 Lepuri: 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011 Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012 Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013 Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014 Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015 Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016 Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017 Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018 Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Miu

Gjate këtij muaji do hapen horizonte te reja ne jetën tuaj dhe shume gjera do ndryshojnë për mire. Me partnerin marrëdhënia do jete e shkëlqyer dhe do dini ta mbani gjate gjithë kohës situatën nen kontroll. Beqaret do kalojnë edhe kohe me miqtë, por do kenë edhe njohje interesante. Priten goxha ndryshime ne jetën e tyre. Shëndeti përveç ndonjë shqetësimi te vogël si pasoje e lodhjes nuk do ketë asnjë problem tjetër. Ne pune intuita do ju beje te hidhni hapat e duhura dhe gjendja do normalizohet qe javën e dyte. Ne pune do ju pushtoje gjate gjithë kohës optimizmi dhe kjo do beje qe t’i kaloni me lehtësisht pengesat.

Bualli

Gjate këtij muaji do jeni me te hapur e me bashkëpunues ju te dashuruarit. Do flisni gjere e gjate për problemet qe ju kane shqetësuar deri me sot dhe me ne fund do gjeni zgjidhje. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse dëshirat nuk do ju plotësohen. Shëndeti ka për te qene shume me i mire. Do ndiheni energjike dhe ne forme te përkryer. Për financa me te qëndrueshme dëgjojini me kujdes këshillat e miqve dhe mos jepni hua për asnjë arsye. Ne pune do keni disa virtyte te jashtëzakonshme dhe keni për te pasur me shume arritje nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë.

Tigri

Muaj jo shume i mire ky qe po vjen. Ata qe janë një lidhje nuk do i keni punët mire me partnerin dhe do i bëjnë konkurrence atij. Komunikimi do zbehet dhe mosmarrëveshjet do jene te herëpashershme. As beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe ka mundësi te vazhdojnë te mbeten vetëm. Fatmirësisht shëndeti nuk do jete aq i kaq sa ishte. Do ndiheni disi me mire dhe do ju rikthehet rezistenca. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll qe te mos përbejnë probleme serioze. Ne pune do jeni te stresuar dhe asgjë nuk do ju shkoje sipas planeve. Mund te zhgënjeheni keq edhe nga disa kolege te afërt.

Lepuri

Do bëni disa gabime te pafalshme gjate këtij muaji ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera ne çift do jete elektrizuese. Partneri nuk do jete i gatshëm t’iu fale kollaj kështu qe përgatituni për një periudhe aspak te qete. Beqaret do përballen me surpriza te shumta dhe do e gjejnë me shpejt sesa mendonin princin e tyre te kaltër. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos e lini veten pas dore, por konsultohuni me ndonjë mjek pa qene vone. Financat do fillojnë te stabilizohen pas 10 ditëve te para. Ne pune do jeni te vendosur te bëni gjithçka duhet për te arritur suksesin e madh. Nga ana tjetër do iu bindeni edhe shefave.

Dragoi

Gjate këtij muaji do mundoheni te jeni realiste dhe te vendosni bashkëpunimin ne jetën tuaj ne çift. Nuk do jete e thjeshte kjo, por do mund t’ia dilni. Beqaret do njihen me disa te afërm te miqve te tyre dhe disa mund t’iu tërheqin vëmendjen. Njihuni mire me ta para se te merrni vendime. Shëndeti do jete me i mire nga sa mund te kishit menduar. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Buxheti do ketë tronditje te vogla sidomos dy javët e para. Duhet te tregoheni te kujdesshëm kur te shpenzoni sepse situata mund te përkeqësohet me tepër. Ne pune matuni mire para se te flisni me disa kolege sepse ata mund t’ua prishin te gjitha planet e bëra.

Gjarpri

Gjate këtij muaji shume gjera do ndryshojnë rrënjësisht për ju te dashuruarit. Ëndrrat me te mëdha mund te bëhen realitet atëherë kur nuk do e prisni, por emocionet kane për te qene te forta. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te nxitohen dhe do presin deri ne fund te muajit për te marre vendime. Shëndeti do jete goxha delikat. Mund te keni probleme me veshkat ose probleme nervore. Duhet te relaksoheni me shume dhe te kujdeseni edhe me ushqimin. Financat do dini si t’i organizoni si duhet dhe gjendja ka për te qene shume here me e mire nga me pare. Ne pune mos u nxitoni sepse çdo gjë do ju realizohet sipas dëshirave.

Kali

Ky muaj do jete here pas here i turbullt dhe ndonjëherë i mbushur me debate për ju te dashuruarit. Mundohuni te reflektoni para se te flisni dhe te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret do jene më me fat dhe do kenë mundësi te realizojnë takime mbresëlënëse. Shëndeti do vije dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si me pare, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Gjendja financiare do jete e mire javën e pare dhe javën e fundit. Dy javët ne mes te muajit mund te përballeni me vështirësi te vogla. Ne pune do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Dhia

Muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje te njëpasnjëshme ky për ata qe janë ne një lidhje. Ne pjesën me te madhe te koces do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë te ndalur. Beqaret duhet te përfitojnë nga te gjitha ftesat, por te kërkojnë mendimin e miqve para se te vendosin. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund te keni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Ne planin financiar here pas here do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet te kërkoni ndihme sa me pare. Ne pune do keni ndryshime te menjëhershme qe javën e pare. Do ndiheni krenare për veten.

Majmuni

Për ata qe janë ne një lidhje ky nuk do jete një muaj shume i bukur. Here pas here nuk do bini dakord me partnerin dhe do këmbëngulni te dale e juaja. Kujdes sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Beqaret do takohen me shume persona dhe do jene disa qe do ju pëlqejnë ne veçanti. Njihuni me mire me ta para se te merrni vendimet përfundimtare. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe. Merruni edhe me shume me aktivitet fizik dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Ne pune do jeni gjithë kohës ne kërkim te sfidave te reja dhe do keni arritje te njëpasnjëshme. Do ndiheni te qete dhe shpesh krenare për veten.

Gjeli

Komunikimi ne çift do jete shume here me i mire gjate këtij muaji, prandaj do mund t’i zgjidhni edhe problemet qe ju kane munduar ne te shkuarën. beqaret do jene me te motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëjnë te pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jete e dyta. Shëndeti nuk do jete ashtu si do kishit dashur. Mund te keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund te prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për te qene me i mire për shkak te një trashëgimie te shumëpritur. Ne pune, po nuk u treguat te logjikshëm dhe po shpenzuat pa kujdes do keni tronditje serioze.

Qeni

Ju qe jeni ne një lidhje do keni një muaj pozitiv. Gjithmonë do bëni gjene e duhur dhe me te mirën për te dyja palët. Beqaret do jene me fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ai do jete fiks ashtu si ata e kane ëndërruar gjithmonë. Shëndeti për fat te keq do ketë probleme te mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjelle probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni ne peshe. Kujdes edhe me te nxehtin. Ne planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni te gjeni një zgjidhje për çdo problem. Ne pune do lodheni pak, por do kënaqeni kur te arrini atje ku keni dashur.

Derri

Ky muaj nuk do jete aspak problematik për te dashuruarit. Debate dhe mosmarrëveshje absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni ne çdo moment te përjetoni emocione se bashku me partnerin. Beqaret do kenë një takim te veçante gjate javës se dyte. Shëndeti do shqetësime te vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën qe keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shume ne peshe, por do keni edhe shqetësime shëndetësore. Financat do varen tërësisht nga ju kështu qe kujdes me menaxhimin e tyre. Ne pune merrni edhe mendimet e shefave para se te kryeni ndonjë projekt te madh.


Comments


Archiv

Prano horoskopin në email gjdo ditë!

Mos humbasë asgjë nga horoskpi

bottom of page