Horoskopi javor nga 26. qershor deri 2. korrik 2017
horoskop.al
27. Juni 2017
6 Min. Lesezeit
DASHI 21. mars – 20. prill
Ne tërësi jete juaj ne çift do jete shume here me e mire se me pare. Këtë jave do i përkushtoheni me shume njeri-tjetrit dhe do mendoni here pas here te përgatisni surpriza. Ne disa momente do arrini ne qiell te shtate. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe do dine t’i mbajnë pas vetes personat qe do pëlqejnë me fjale dhe gjeste te ngrohta. Ne planin financiar përveç fatit qe do keni do jeni edhe shume here me te matur me shpenzimet. Te gjitha këto do bëjnë qe gjendja te përmirësohet. Shëndeti mund te ketë ditët e para disa shqetësime te vogla për shkak te nervozizmit, por pas te mërkurës gjendja do stabilizohet. Ne pune do ju bëhen disa propozime interesante qe duhet t’i shfrytëzoni. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
DEMI 21. prill – 21. maj
Do keni disa probleme te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe për disa dite mund te qëndroni edhe larg njeri-tjetrit. Saturni do jete planeti qe do ju beje t’i mendoni gjerat me seriozisht dhe ne fundjave situata do ndryshoje për mire. Beqaret do bëjnë çdo gjë për te rene ne sy. Ata do marrin ftesa te rëndësishme dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shume fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga puna. Përfitoni për te bere edhe disa investime. Për shëndetin do kujdeseni deri ne detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ece para me ritme me te shpejta. Vazhdoni ne këtë mënyrë. Me familjen do keni debate te vogla.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Periudhe mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni për mrekulli dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas një personi dhe do harrojnë çdo gjë tjetër. Jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar vështirësitë do jene me te mëdha se me pare, por këmbëngulja dhe durimi do beje qe ta gjeni një zgjidhje. Shëndetin mos e lini pas dore sepse disa probleme te vogla ne dukje mund te zmadhohen shume dhe mund te sjellin probleme serioze me pas. Ne pune do jeni ambicioze dhe do bëni edhe sakrifica gjigande vetëm e vetëm qe t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete gjithë kohës e privilegjuar.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
KKëtë jave asgjë nuk do ece ashtu si ju keni ëndërruar. Do keni here pas here mosmarrëveshje te forta me partnerin ashtu siç ne momente te tjera do dashuroheni si te çmendur me te. Venusi d mundohet ne shume momente t’iu ndihmoje, por serish duhet te bëni edhe ju punën tuaj. Beqaret do realizojnë disa takime dhe do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjet me te mira te mundshme. Te ardhurat do përmirësohen me tepër nga sa e kishit imagjinuar ndonjëherë. Do dini si te vendosni kufizime me shpenzimet. Ne pune do jeni këmbëngulës, te vendosur dhe largpamës. Do keni me tepër arritje. Jeta familjare ka për te qene shume me e ngrohte dhe e kënaqshme.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift do jete fiks ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohe. Do ndiheni te kënaqur plotësisht nen praninë e atij qe dashuroni dhe emocionet do ua pushtojnë trupin here pas here. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe kësaj here do dine si ta bëjnë për vete personin më me vlera nga te gjithë. Ne planin financiar situata mund te përmirësohet nëse tregoheni disi me te matur dhe nuk shpenzoni kuturu. Shëndeti? Qe nga e marta ai do jete me i mire dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Edhe ata qe vuajnë nga tensioni, diabeti apo nga shpina do jene me te qete. Ne pune do ju duhet te përballeni shpesh me vështirësi, sfida dhe pengesa, por me durim mund t’ia dilni. Jeta familjare do jete si normalisht.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jeta juaj ne çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave. Mundohuni te mos e provokoni dhe te mos e acaroni për çdo gjë atë qe keni ne krah sepse vetëm kjo mund te sjelle probleme. Beqaret do kenë një jave te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet te tregohen edhe pak me te duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Merkurit tek financat do jete thike me dy presa. Beni llogari para se te kryeni çdo shpenzim. Shëndeti do jete shume i mire. Nuk do ju mungoje për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jete prioritet absolut. Vërtet mund te lodheni pak, por do keni arritje te garantuara. Me familjaret do jeni diplomate dhe nuk do lindin debate.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do keni te gjitha kushtet dhe mjetet e nevojshme për te zgjidhur situatën e ndërlikuar ne jetën tuaj ne çift. Kujdes! Nëse nuk e bëni këtë jave keni rrezik te humbni kontrollin e gjithckaje. Dashuritë me shikim te pare do zënë vend tek jeta e beqareve. Hiqeni turpin dhe do arrini atë qe doni. Me financat duhet te tregoheni vigjilente. Vërini fre dëshirës se madhe për shpenzime. Tek shëndeti do ndikoje Saturni dhe Venusi. Do keni disa shqetësime te vogla por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te flini me tepër dhe te relaksoheni. Promocionin apo rritjen e rrogës qe keni pritur prej disa kohesh do e merrni këtë jave. Familjaret do jene te mërzitur. Qëndroni pak me ta.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Dita e sotme do jete shume me romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jene ditët më me fat. Beqaret do lodhen pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjejnë emocionet do jene te jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti qe do ju mbështesë gjithë kohës. Sektori i financave do jete goxha i mire, kështu qe mund te përfitoni për te bere edhe disa investime afatgjata. Mbrojtja juaj imunitare do jete goxha e mire. Aktiviteti fizik do ju beje te jeni edhe me ne forme. Ne pune mund te nisni projektet e reja sepse kjo jave do jete e begate dhe me fat. Me familjaret do jeni me te afërt.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave. Nuk do keni për çfarë te qaheni këtë jave sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do i pengoje ata qe janë vetëm për te gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten te lire. Ne planin financiar do tregoheni me te matur se kurrë. Buxheti do jete i mire dhe ju do mund te bëni edhe ndonjë investim te vogël. Tek shëndeti do ndikoje Merkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër te bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme me vone. Ne pune do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjerat para kohe. Familja ne harmoni te plote.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Ju te dashuruarit ka mundësi te merrni vendime shume te rëndësishme gjate kësaj dite te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Te afërmit e te dy palëve do jene një mbështetje e forte. Beqaret do kenë takime, por tashme nuk do fillojnë aventura kalimtare. Këtë jave do filloje një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjate. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme. Ne disa momente mund te ndihmoni edhe te afërmit. Shëndeti nuk ka për te qene aspak i keq, duhet thjesht te përkujdeseni pak me tepër për kilogramët e tepërt. Ne pune do jeni shume kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete e privilegjuar.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Lidhja juaj këtë jave nuk do jete aspak e qete. Ne disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju. Kujdes nga pasojat! Takimi qe do bëjnë sot beqaret do jete sensacional dhe do ndiheni mire qe herën e pare. Disa prej peshoreve do ndërmarrin operacione financiare gjate kësaj jave. Ata qe kane ndërmend te blejnë një shtëpi le ta bëjnë pa ngurruar. Shëndeti do jete me i mire se disa dite me pare. Fale mbështetjes se Diellit do jeni edhe me dinamike dhe plot energji. Edhe ne pune çdo gjë do shkoje ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmoje me tepër. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e forte sa duhet, këtë jave duhet te bëni shume kujdes sepse gabimi me i vogël mund ta përkeqësoje edhe me tepër situatën. Beqaret do jene sharmante ne maksimum dhe ka shume gjasa qe te mërkurën te ndryshojnë edhe statusin e tyre. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një pune e mbaruar me sukses. Shëndeti nuk do jete gjate gjithë kohës i mire kështu qe do duhet here pas here me tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni ne mënyrë te ekuilibruar. ne pune mos nisni projekte pa marre garanci për mbështetje dhe financim. Jeta familjare do ketë disa vështirësi.
Comments