Horoskopi javor nga 19. qershor deri 25. qershor 2017
horoskop.al
22. Juni 2017
6 Min. Lesezeit
DASHI21. mars – 20. prill
Për ju qe jeni ne një lidhje te qëndrueshme prej kohesh, kjo jave do jete shume e favorshme. Nuk do keni asnjë lloj konflikti dhe do e kaloni çdo situate me qetësi dhe optimizëm. Nëse jeni beqare te rinj ne moshe do mund ta gjeni shume me shpejt sesa e kishit menduar princin tuaj te kaltër. Financat do jene te mbrojtura dhe nuk do e keni aspak te vështirë t’i kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar. Nëse familjaret do kenë nevoje për ndihme, mos ngurroni t’ua jepni. Shëndeti duhet pasur me shume ne vëmendje sidomos nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Ne pune do keni fat me shumice dhe do i kaloni edhe sfidat me te vështira. Jeta familjare do jete normale.
DEMI 21. prill – 21. maj
Jave e mbushur me harmoni dhe gëzime ka për te qene kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Sado qe persona te shumte do mundohen t’iu joshin, ju do i qëndroni besnike atij qe keni ne krah dhe do e dashuroni atë me gjithë qenien tuaj. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe jo reale, kështu qe edhe këtë jave nuk do arrijnë dot te gjejnë personin qe t’iu përmbushë çdo kërkesë. Financat nuk do jene aspak te këqija, përkundrazi pas te mërkurës mund te ketë edhe disa përmirësime. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë kujdesi me ushqimin, aktiviteti fizik dhe gjumi i mire do ju beje akoma me mire. Ne pune do jeni ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe t’ia dilni mbanë. Do lodheni, por nuk do dekurajoheni asnjëherë. Marrëdhënia me familjaret do mbetet e kënaqshme.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë jave do futeni ne një kapitull te ri ju te dashuruarit dhe emocionet do jene here pas here te çuditshme e te veçanta. Mundohuni te ruani gjithë kohës një marrëdhënie te ngrohte dhe t;i shprehni ndjenjat ashtu si t’i keni ne zemër. Fallciteti do ju krijoje probleme gjithë kohës kështu qe shmangeni. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse do behet fjale për jetën e tyre. Maturia do jete me e vyer se kurrë. Problemet financiare do arrini t’i zgjidhni njëherë e përgjithmonë kështu qe do ndiheni shume me te qete kur te investoni. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire përveç ndonjë shqetësimi qe mund te keni ne disa momente nga lodhje apo teprimi me ushqimin. Ne pune do shkëlqeni. Edhe familja do jete e qete.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Këtë jave pasioni do rikthehet fuqishëm ne jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kane për te qene me te forta se kurrë ndonjëherë me pare. Çdo dite do jete plot ngjyra te veçanta. Beqaret do abuzojnë me joshjen, por jo te gjithë do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet te bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jete i keq, kështu qe nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe te përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, te kripurat dhe pikantet. Ne pune do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar. Jeta familjare do jete e mire.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Gjate kësaj periudhe lidhja juaj me partnerin do jete e begate dhe e mbushur me risi. Çdo dite do përjetoni emocione te reja dhe çastet e lumtura do jene te pafundme. Beqaret do kenë njohje te reja ndërkohë qe do jene me miqtë dhe ka mundësi qe pas te enjtes te marrin edhe vendime. Situata financiare do filloje te përmirësohet fale mbështetjes se Uranit. Nëse keni kohe qe mendoni te bëni investime me rëndësi, ky është momenti ideal. Shëndeti do përmirësohet ne mënyrë te habitshme. Nuk do keni me as shqetësimet e vogla tek barku dhe shpina. Ne pune jo vetëm qe nuk do keni probleme, por mund te jeni edhe me më shume fat nga me pare sidomos nëse keni një biznes privat. Jeta familjare do rrethohet nga harmonia.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Përkushtojuni me tepër partnerit tuaj gjate kësaj jave sepse ai do ketë nevoje jetike për ju. Shprehjani ndjenjat, përkëdheleni dhe mbështeteni ne çdo rast. Beqaret do e takojnë me ne fund personin ideal dhe do fillojnë një lidhje fiks ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura dhe ne shumicën e ditëve do mbizotërojë ekuilibri. Shëndeti ne disa momente do krijoje probleme. Nervozizmi do ju lere pa gjumë dhe kjo do sjelle dhimbje koke e probleme me zorrët. Ne pune do filloni disa projekte te reja. Tregohuni sa me te duruar qe te mundeni dhe mos i besoni çdo kolegu. Disa do mundohen vetëm t’ua prishin planet. Jeta familjare do jete e këndshme.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Jave e animuar dhe e mbushur me te reja fantastike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. pranë partnerit do ndiheni shpesh si ne qiell te shtate. Beqaret do jene impulsive dhe aspak te arsyeshëm. Për ketë arsye ne shume raste do bëjnë gabime me pasoja afatgjata. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha ditët e para, por me pas ju do bëni gjithçka qe situata te ndryshoje njëherë e mire. Ne fundjave gjendja do jete ndryshe. Shëndeti nuk do jete i keq sepse u be kohe qe ju kujdeseni tej mase për veten. Ne pune duhet te ndryshoni paksa projektet ne mënyrë qe te arrini me shpejt suksesin qe keni dashur. Edhe konkurrenca do jete e forte, por serish do ja dilni. Jeta familjare nuk do ketë ndryshime.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Venusi do jete planeti qe do sjelle ngrohtësi, ngjyra dhe harmoni ne jetën tuaj ne çift. Shume prej jush do kenë ndryshime rrënjësore ne jetën ne çift për shkak se te dy palët do jeni te logjikshëm dhe largpamës. Edhe beqaret do kenë një periudhe harmonike dhe emocionuese. Me ne fund edhe ata do e gjejnë shpirtin e tyre binjak me te cilin do fillojnë një lidhje ashtu si e kane menduar. Financat do i mbani nen kontroll dhe për çdo shpenzim do i bëni llogarite paraprakisht. Shëndeti jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do ndiheni edhe me energjike se me pare. Ne pune do e bëni çdo gjë me qetësi dhe saktësi. Gjithçka do ju ece si e kishit menduar. Klima ne familje here pas here nuk do jete e ngrohte.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë jave duhet te jeni shume te kujdesshëm ju te dashuruarit. Partneri nuk do jete dakord me çdo gjë qe ju do dëshironi te bëni dhe kjo mund te sjelle debate. Sido qe te vijnë punët, mos bëni asgjë qe atij nuk i pëlqen nëse doni qe lidhja juaj te vazhdoje. Beqaret duhet te shohin rreth e rrotull kudo qe te shkojnë sepse personat interesante mund te shfaqen papritur. Ne planin financiar asgjë nuk do shkoje si ju keni menduar. Problemet do jene te mëdha dhe te njëpasnjëshme. Për fat te mire shëndeti do jete me i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Ne pune do jeni te fiksuar edhe pas detajeve me te vogla. Suksesi këtë jave do jete i garantuar. Jeta familjare do ketë jave te qete.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Këtë jave jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jene e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Beqaret do kenë disa takime mjaft interesante, por nuk do jene gati për te filluar lidhje serioze. Një pjese do preferojnë aventurat kalimtare qe do iu sjellin kënaqësi pafund. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen te stabilizuar. Shëndeti do jete edhe me i mire nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungoje energjia dhe alegria ne çdo çast. Ne pune do provoni eksperienca te reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jete e njëjtë.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Jupiteri do ndikoje pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak te papritura te pakëndshme. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene me te qete. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me dike dhe nuk do i ndahen asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Ne planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju ne çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime te mëdha, madje edhe ata qe kane pasur probleme te ndryshe do ndihen shume here me te qete. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke ne planin profesional dhe do ju çojnë ne drejtimin e duhur. Edhe familja do ketë një dite pozitive.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Jeta juaj ne çift do influencohet vetëm pozitivisht nga yjet gjate kësaj jave. Ata do dine te krijojnë gjithmonë një ambient te këndshëm ne te cilin ju te dashuroheni pa dorashka. Beqaret duhet patjetër te tregohen me te hapur sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin dhe do ndihen te përmbushur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është qe gjate gjithë kohës te jeni vigjilente Shëndetin duhet ta keni me tepër nen kujdes sidomos nëse do ju duhet te shkoni me pushime apo nëse do udhëtoni gjate me avion. Ne pune mjedisi yjor do jete tej mase i përshtatshëm dhe do keni me tepër arritje nga sa kishit menduar. Jeta familjare do jete si normalisht.
Commentaires