Suche
Horoskopi i Punës
- horoskop.al
- 9. Juli 2017
- 4 Min. Lesezeit

Dashi21 Mars - 19 Prill
Rezultatet e angazhimeve bëhen më të dukshme që në muajin shkurt. Përgjegjësia dhe risitë ju sjellin përkrahje të eprorëve, por edhe xhelozi të kolegëve, prandaj kujdes kujt do t’i besoni. Nuk jeni të kënaqur me vendin e punës, do t’ju ofrohen raste të shumta për ndryshim, mirëpo deri në verë kujdes nga vendimet e pamatura. Zhvillimi i rrjetit të kontakteve dhe puna në arsimimin vetjak do t’ju shpaguhet shumëfish.
Demi 20 Prill - 20 Maj
Aftësia e përshtatjes me situatat e papritura do të tregohet vendimtare për realizmin e ambicieve tuaja, bash si edhe krijimi i njohjeve të reja profesionale të cilat do t’ju sjellin rast të shkëlqyeshëm për avancim. Dëshironi t’i shmangni problemet në vendin e punës, në vend që eprorëve t’u tregoni gabimet e tyre, të cilat jo rrallë do t’i vëreni, shpjegojani në mënyrë diplomatike që ekziston mënyra më e mirë.
Binjakët 21 Maj - 20 Qershor
Në detyrat të cilat kërkojnë kreativitet dhe paraqitje në publik do të arrini rezultate të shkëlqyeshme, por do t’u bëjë mirë edhe të gjithëve të cilët vendosin t’i materializojnë pasionet vetjake. Nëse mendoni për ndërrimin e vendit të punës, mos merrni vendime me nguti dhe informohuni mirë për punëdhënësin e ardhshëm. Me siguri do të zbuloni që ajo që ju ka dukur ideale, në realitet nuk është ashtu. Kujdes me marrëdhëniet me bashkëpunëtorët.
Gaforrja 21 Qershor - 22 Korrik
Për shkak të shtimit të vëllimit të detyrave në vendin e punës do të keni pak kohë për pushim, ndërkaq situata financiare do të mund t’ju detyrojë të kërkoni punë plotësuese. Në shkurt, në planin profesional janë të mundshme ndryshime të mëdha madje ka gjasa që të ndërroni kompaninë apo të shkoni të punoni në botën e jashtme. Nuk do ta keni përherë të lehtë, mirëpo zelli dhe angazhimi juaj më në fund do të shpërblehen.
Luani 23 Korrik - 22 Gusht
Komunikimi dhe puna në arsimimin vetjak do të jenë vendimtare për avancimin tuaj, për çka do të bindeni që në shkurt dhe maj. Përvetësoni shkathtësi të reja, lexoni, përtërini dhe zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja afariste. Në rast që nuk jeni të punësuar apo nuk jeni të pakënaqur me punën, e gjitha që është përmendur do t’ju jetë e dobishme kur në qershor nga të njohurit të mësoni për një vend të lirë pune çfarë e dëshironi.
Virgjëresha 23 Gusht - 22 Shtator
Të lodhur midis obligimeve afariste dhe private, do të keni ndjenjën që angazhimi dhe sakrifica juaj nuk po ju sjellin rezultate. Keni përshtypje të gabueshme, ndërkaq gjërat do t’i bëni të lehta në se përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe me eprorët në janar, por aq më tepër në prill, transmeton Telegrafi. Synoni ndryshime, nga tetori do të lidhni kontakte të cilat do t’ju mundësojnë të arrini rezultate.
Peshorja 23 Shtator - 22 Tetor
Do të shihni që nga vetëdështimi nuk ka kurrfarë dobie dhe me paraqitje të vetëbesueshme do të filloni të arrini pikë pozitive tek eprorët. Shkurti është i përshtatshëm për bisedë me eprorin për ngritje page. Edhe pse prezantimi i aftësive vetjake dhe i shërbimeve të cilat i ofron kompania juaj do t’ju shkojnë për dore në pjesën më të madhe të vitit, maji do t’ju sjellë rezultatet më të mira. Në prill dhe në gusht mendoni dy herë para se të merrni çdo vendim.
Akrepi 23 Tetor - 21 Nëntor
Rritja e obligimeve në shkurt nga ju do të kërkojë zell, organizim dhe profesionalizëm. Kur të tregoheni që keni aftësi për të gjitha detyrat e rëndësishme dhe kur asgjë të mos ju duket e vështirë, rezultatet nuk do të mungojnë andaj do të jeni të shpërblyer në mënyrë adekuate për angazhimet në punë, transmeton Telegrafi. Sjellja e mirë me eprorët dhe bashkëpunëtorët do t’ju shtojë shanset për avancim të mëtutjeshëm, ndërkaq nëntori do t’ju sjellë ofertën të cilën nuk do të mund ta refuzoni.
Shigjetari 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Nga ju do të kërkohet përgjegjësi, ndërsa për gabimet e mundshme në prill dhe në gusht, patjetër duhet t’i bartni pasojat. Të mos ju dekurajojnë këto, sepse eprorët për ju kanë plane të mëdha, ndërsa vetëdisiplina të cilën po e zhvilloni do t’ju jetë e mirëseardhur në të ardhmen. Marrëdhëniet e mira me personat nga rrethi afarist do t’ju sjellin gjasat për shpërblim më të mirë, ndërkaq nga fundi i vitit do t’ju ofrohet rasti për depozitim të dobishëm të të hollave në bankë.
Bricjapi 22 Dhjetor - 19 Janar
Për shkak të punës jashtë orarit, në shkurt do të lini pas dore jetën private, mirëpo fitimet e mira do t’ju bindin që nuk jeni sakrifikuar kot. Nëse hetoni që në vendin aktual të punës po stagnoni dhe nuk po ju jepet shansi për avancim, mos lejoni që arsyet sentimentale t’ju detyrojnë që në maj të refuzoni ofertën për punë të re dhe më të mirë në të cilën do të keni raste më të mëdha që t’i shfaqni potencialet tuaja. Tetori ju sjell avancime.
Ujori 20 Janar - 18 Shkurt
Nuk do të keni kohë të mjaftueshme për hulumtim në internet dhe për qëndrim në rrjetet shoqërore, eprorët në mars dhe prill nga ju do të kërkojnë gjithnjë e më shumë rezultate. Presioni i shtuar do të zbutet me zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me kolegët të cilët me kënaqësi do t’ju ofrojnë ndihmë dhe do t’ju japin këshilla të dobishme. Në qershor do të zhvilloni një ide të shkëlqyeshme afariste, e cila do t’ju shtojë të ardhurat. Mos u hezitoni që ta realizoni.
Peshqit 19 Shkurt - 20 Mars
Koha shpejt do të fluturojë, sepse edhe detyrat më të mërzitshme do të dini t’i bëni këndshëm. Në mars do të shfrytëzoni rastin për fitime plotësuese, ndërsa në tetor reputacioni profesional dukshëm do t’ju rritet. Për kthesat pozitive në karrierë mund t’u falënderoheni ideve kreative, të cilat me dëshirë do t’ua prezantoni eprorëve. Një pjesë të pushimit vjetor ruajeni për dhjetor, kur do t’ju nevojitet pushimi.
Comments