Ndryshoni pamjen në bazë të shenjës tuaj të horoskopit
- horoskop.al
- 9. Juli 2017
- 2 Min. Lesezeit
Jeni gati për një ndryshim në pamje por jeni në mëdyshje për modelin e zgjedhur?

Ndoshta duhet ti merrni një mendim shenjës tuaj.
Dashi
Prerje e drejtë por e çrregullt.
Për dashin modeli perfekt është një model mes të drejtës dhe të çrregulltës.
Demi
Flokë të gjatë, një model me flokë të gjatë i shkon një demi pasi si shenjë është shumë sensuale.
Përgjithësisht femrat e shenjës demi kanë flokët e gjatë pasi kanë durimin të presin të rriten flokët.
Binjakët
Flokë dyngjyrësh, pasi binjakët janë njerëzit e mundësive të dyfishta.
Gaforrja
Për gaforren s’ka flokë më të bukur se flokët me onde pasi ky lloj modeli i bën ato të ndihen mirë me veten.
Gaforret përgjithësisht janë të turpshëm dhe pëlqejnë modelet femërore që nuk tërheqin vëmendje.
Luani
Luani është një shenjë mbretërore dhe dëshiron modelet që bien në sy dhe bëjnë diferencën, përgjithësisht një model i fryrë.
Virgjëresha
Një balluke anësore është detaji që një virgjëreshe e preferon shumë pasi si njeriu i detajeve mendon se kjo bën diferencën.
Peshorja
Bjonde e pastër
Peshorja është shenja e cila është e fiksuar pas bukurisë ndaj dhe një bionde e plotë që tërheq vëmendjen është zgjedhja e duhur.
Akrepi
Balluke e çrregullt dhe flokë të çrregullta është modeli perfekt për një akrep.Si shenja më misterioze e horoskopit është e prirur drejt fshehjes dhe balluket që mbulojnë ballin është zgjidhja perfekte.
Shigjetari
Shigjetari është shenja me sportive e horoskopit, më mendje hapur dhe aventurierë, dhe një model i krehur nuk i shkon aspak dhe për këtë arsye shigjetarët pëlqejnë flokët kapura ose të mbledhura pas.
Bricjapi
Një prerje e rregullt dhe e drejtë, një stil i sofistikuar aq sa shik dhe i thjeshtë. Bricjapi është shenja ambicioze e horoskopit dhe një stil shik i shkon më së miri.
Ujori
Ujori është shenja e ndryshimeve në horoskop dhe si për pasojë nuk mund të qëndrojë brenda një modeli të thjeshtë.
Ajo preferon gërsheta dhe aksesore dhe i kombinon ato në mënyrë që ajo të jetë gjithmonë ndryshe, gjithmonë e veçantë.
Peshqit
Shenja më ëndërrimtare, romantike dhe e dashur pa dyshim që dëshiron ngjyra, lule dhe lule.
Comments